Është arrestuar një person në Podujevë, pasi që i kishte dëmtuar orenditë shtëpiake, pas një fjalosje me nënën e tij, shkruan Llapi.info.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë 15.04.2022-18:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një fjalosje me nënën e tij i kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin për të mitur i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.






