Lokale - eSIMy

Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar dje në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një burrë është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Podujevë 20.01.2021-09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK./Llapi.info.