Podujeva, foto arkiv
Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër, njofton Llapi.info.

“Podujevë 06.06.2020-18:00. Me 08.06.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare”, thotë PK.

Sipas raportit të PK-së, i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Llapi.info