Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, duke dhënë edhe arsyet.

Më poshtë njoftimi nga PK:

 

Podujevë 13.07.2023-10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 0.49 gr substancë e dyshuar narkotike. I dyshuari nuk kishte përfillur masën e ” Arrestit shtëpiak” të shqiptuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.