Edhe një person është arrestuar në Podujevë në lidhje me rastin e trafikimit të një femre për shërbime seksuale, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovë. Sipas PK-së, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në lidhje me po këtë, edhe tre persona tjerë janë arrestuar ditë më parë.
Detajet tjera mund t’i lexoni duke klikuar KËTU./Llapi.info