Një rast i posedimit të substancave narkotike është evidentuar në Podujevë, ku një i mitur ka rënë në prangat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në Parkun Manchester, ku gjatë një kontrolli nga ana e zyrtarëve policorë, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike, që besohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 4.55 gramë.
Pas arrestimit, rasti është proceduar sipas procedurave ligjore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.






