Një person është arrestuar, e më pas është liruar, pasi tek i njëjti është gjetur një thikë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Rr. 28 Nëntori, Podujevë 06.04.2023 – 01:50. Njësitet policor gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë (thikë). I dyshuari është intervistuar, dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur PK.
Nuk dihen detajet tjera.
/Llapi.info






