Policia në Podujevë ka arrestuar një person në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur një armë e ftohtë (thikë).
Siç njofton PK në raportin e saj ditor, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info






