Policia në raportin ditor bën të ditur se dje rreth orës 23:50 në rrugën “Hasan Ramadani” në Podujevë, është arrestuar një person i kërkuar nga Policia, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë- dega Podujevë.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info