Një person është arrestuar në Podujevë për dhunë në familje, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij.
I njëjti më pas kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor./Llapi.info