Një person është arrestuar në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti është arrestuar për ngacmim.

“Rr. 19 Qershor, Podujevë 29.07.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info