Një person është arrestuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.      

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet për ngacmim seksual.

“Podujevë 25.07.2022 – 17:00-18:00. I dyshuari mashkull  kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull  kosovar-të mitur. I dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç ka mësuar Llapi.info, një person i moshës rreth 60 vjeçar ka ngacmuar seksualisht një të mitur 17 vjeç.