Një person është arrestuar gjatë të enjtes në Podujevë, raporton Llapi.info.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës, duke thënë se të arrestuarit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe dy fishekë.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Met Popova, Podujevë 23.06.2022 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe dy fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.