Një person është arrestuar dje rreth orës 13:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar sot Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Podujevë, 06.03.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Llapi.info






