Një person është arrestuar, e më pas është liruar në Podujevë, pasi i njëjti ka mbajtur armë pa leje, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






