Edhe një person është arrestuar në Podujevë për ushtrim të dhunës në familje, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht gruan e tij, me ç’rast kjo e fundit ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






