Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin, i cili më 28 shtator të këtij viti kishte therur me thikë një person tjetër në Podujevë, raporton Llapi.info.
Arrestimi i tij është bërë dje, ndërkohë që i njëjti është dërguar në mbajtje. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
“Rr. Xhafer Meta, Podujevë (NN) 28.09.2021 – 15:00. Me datë 18.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
I njëjti dyshohet se në datën e lartcekur kishte therur me thikë një person në Podujevë, duke i shkaktuar viktimës lëndime të rënda trupore./Llapi.info






