Lokale - eSIMy

Edhe një person është arrestuar në Podujevë për dhunë në familje, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas PK-së, i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

“Podujevë 04.10.2021 – 15:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër  kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info