Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti ka ndodhur para dy dite.
“Podujevë 21.08.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një marrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info






