Një person është arrestuar në Podujevë, e më pas është liruar, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

“Podujevë, 15.06.2021-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info