Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Vetëm përgjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar disa raste. Nga dy të tilla, një person është arrestuar, ndërkohë që një tjetër është në kërkim nga Policia e Kosovës. Sipas PK-së, të njëjtit kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.
“Podujevë, 09.03.2021 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Podujevë, 10.03.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje./Llapi.info






