Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar mesditën e së shtunës në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë bazë të vendimit të lëshuar nga gjykata.

“Stacioni policor Podujevë, 26.09.2020-13:29. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari ka qenë në kërkim, por që për të njëjtin s’janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në prangosjen e tij./Llapi.info