Foto Ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar dje rreth orës 17:30 në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë pas urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

“Podujevë  01.09.2020-17:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Përveçse është bërë e ditur se i dyshuari ka qenë në kërkim, organet e rendit s’i kanë bërë të ditur arsyet që kanë çuar në arrestimin e tij./Llapi.info