Një person është arrestuar mesditën e së dielës në rajonin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuar ka qenë në kërkim nga organet e rendit. Policia s’e ka bërë të ditur më saktësisht se për çfarë është bërë ky arrestim.
“Podujeve 23.08.2020-16:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet ne vuajtje te dënimit”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






