Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë me vendim të gjykatës.
“Podujevë 02.08.2020 – 01:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thotë PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se i dyshuari ka qenë i kërkuar, por që s’është specifikuar për çfarë arsyesh./Llapi.info






