Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti e ka kanosur me armë viktimën, njofton Llapi.info.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zoraki dhe pesë fishekë”, thotë Policia.

Sipas PK-së, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info