Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti është kapur duke luajtur lojëra të fatit në lokalin e tij, njofton Llapi.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Polici është cilësuar si “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./Llapi.info






