Një person është arrestuar në Podujevë për dhunë në familje, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh.
“Podujevë 17.03.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar (me probleme psikike) pasi që dyshohet se, i njëjti ka tentuar që t’i sulmoj fizikisht anëtarët e familjes. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK./Llapi.info






