Lokale - eSIMy

Një person që kërkohej nga policia, është kapur dje në Merdare, raporton Llapi.info.

Siç njofton policia, pas arrestimit personi është dërguar në mbajtje të dënimit.

“ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR Merdare, 27.03.2022 – 15:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë.