Një person është arrestuar në pikën kufitare në Merdar, pasi që i njëjti ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur pas arrestimit i arrestuari është dërguar në mbajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë nga Policia:

PKK Merdar 23.02.2024 – 15:52. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.