Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Penuhë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti kishte qenë në kërkim.

Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, derisa ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

PK s’e ka bërë të ditur identitetin dhe arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info