Një person i kërkuar tashmë e sa kohë nga Policia e Kosovës është arrestuar mbrëmë në ora 00:30 minuta në fshatin Kërpimeh të Podujevës, transmeton Llapi.info.

Sipas PK- së, arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info