Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të kanosjes në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, të hënën është arrestuar një person në fshatin Herticë të Podujevës, pasi dyshohet se ka kanosur një femër, shtetase të Republikës së Shqipërisë.
“Fsh. Herticë, Podujevë, 01.06.2020-15:08. Ankuesja femër, Shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalist nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Sipas raportit, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Llapi.info






