Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se ka arrestuar një person të kërkuar mashkull në fshatin Tërrnavë të Podujevës, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, ky arrestim është bërë bë bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë- dega Podujevë.

I njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, thuhet në raportin e PK-së /Llapi.info