Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Bradash të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një person tjetër përmes telefonit.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, pa dhënë detaje tjera.

Llapi.info ka mesuar se gjithçka ka ndodhur pasi viktima dyshohet se kohë më parë ia kishte dëmtuar gomat e veturës së dyshuarit, për çka edhe denoncuar në Polici.

I dyshuari ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefonin e 30-vjeçarit, duke i dhënë ultimatum që t’ia ndërrojë gomat e dëmtuara deri në orën 18:00.

Në të kundërtën ai është shprehur se do hakmerret duke e varur dhe duke e gjymtuar viktimën./Llapi.info