Një person është arrestuar, e më pas është liruar, në fshatin Bradash të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ku është bërë e ditur se i dyshuari ka postuar një video, ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Sipas PK-së, nga i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, derisa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info