Një tjetër person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është kryer në fshatin Lladoc të kësaj Komune.
“Fsh.Lladoc, Podujevë 18.02.2022-17:00.Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në Burgun e Dubravës”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Policia nuk dhënë as edhe një informacion tjetër arsyet që kanë çuar në arrestimin e këtij të dyshuarit./Llapi.info