Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Merdare, raporton Llapi.info.
Rastin ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme.
“PKK Merdare 08.02.2021 – 09:30. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali”, ka thënë PK./Llapi.info






