Lokale - eSIMy

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në bankën “TEB” në Prishtinë, e cila ndodhi më 26 nëntor të vitit 2018.

Lajmin për klankosova.tv e bëri të ditur Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ajo tha se i dyshuari A.R, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë , sot është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes. Rasti ka ndodhur me datën 26.11.2018 në rrugën “Robert Doll” saktësisht në filialin e një banke”,

I dyshuari A.R, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë”,ka thanën më tej Ahmeti për klankosova.tv