Një i mitur është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka kërcënuar një person me armë, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor dërguar mediave, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me dy fishekë. Me vendim prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






