Lokale - eSIMy

Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar dje në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua është arrestuar, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht një femër.

“Podujevë 27.09.2020 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info