Një burrë nga Podujeve ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje familjare është kanosur nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gruaja është arrestuar dhe pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur nga bashkëshortja dhe djali i tij, femër dhe mashkull kosovar-e. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Llapi.info