Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me inicialet L.Z. në Skenderaj, pasi në makinë iu gjetën tetë pistoleta të kalibrave të ndryshme dhe 520 copë fishekë.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim të armëve dhe municionit është arrestuar personi L. Z., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se ka konfiskuar armët dhe municionin, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale -armëmbajtje pa leje.