Lokale - eSIMy

Një tjetër person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar vetë Policia e Kosovës, ani pse nuk ka dhënë detaje të hollësishme.

“Podujevë 28.04.2023-19:35. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia s’e ka bërë të ditur identitetin e të dyshuarit, e as arsyet se pse i dyshuari ka qenë në kërkim.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera.

 

 

 

 

 

/llapi.info