Policia ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, i dënuar me burgim efektiv për një vepër penale të rëndë.
Organet e hetuesisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili ishte i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 3 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje grabitqare e mbetur në tentativë”.
Arrestimi i tij është realizuar në mbrëmjen e 20 qershorit 2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Ilir Konushefci” në Podujevë, në kuadër të Planit Operativ për Realizimin e Urdhëresave Gjyqësore.
Pas arrestimit, është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku ka nisur zyrtarisht vuajtjen e dënimit me burg.






