Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhënie të ryshfetit.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Merdarë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti i ka ofruar ryshfet 10 euro zyrtarit policor.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, monedha është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

“PKK Merdarë 23.12.2018 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti i ka ofruar ryshfet 10 euro zyrtarit policor. Monedha është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Llapi.info