Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar Njësiti për Persona të Arratisur (FAST KOSOVA) së bashku me Njësinë e Parë Intervenuese (NJSI) ka arrestuar shtetasin e Gjermanisë me akuzën për trafikim me narkotikë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:25, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.