Lokale - eSIMy

Është arrestuar logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu i cili dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 5-vjeçare brenda ordinancës së tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, personi në fjalë është arrestuar”, tha shkurt Hasani për Gazetën Reporteri.

Në videon e siguruar nga Insajderi dëgjohet dëgjohet logopedi nga Gjilani duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.

Në anën tjetër, mësohet se Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.