Një person është arrestuar dje në Podujevë, nën dyshimin për mashtrim, njofton Llapi.info.

Siç bëhet e ditur nga policia, i arrestuari dyshohet se nga periudha kohore dhjetor 2021- maj 2022 ka mashtruar dymbëdhjetë (12) persona kosovar, duke ju marr para me premtimin për caktim-rezervim të terminëve për viza pune në një ambasadë të huaj në Kosovë.

Nga këto premtime i dyshuari ka përfituar katër dhjetë e njëmijë e njëqind Euro (41100 Euro).

Njoftimi i plotë:

Podujevë 2021/2022 NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i dyshuari nga periudha kohore dhjetor 2021- maj 2022 ka mashtrua dymbëdhjetë (12) persona kosovar, duke ju marr para me premtimin për caktim-rezervim të terminëve për viza pune në një ambasadë të huaj në Kosovë. Nga këto premtime i dyshuari ka përfituar katër dhjetë e njëmijë e njëqind Euro (41100 Euro). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.