Një person është arrestuar të enjten në mbrëmje në Pejë, nën dyshimin për përfshirje në grabitjen e një barnatoreje në lagjen Fidanishte. Ai ishte në arrati që nga data 23 qershor.
Arrestimi është konfirmuar për Insajderin nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i dyshuari u ndalua pikërisht në momentin kur po tentonte të kryente një tjetër grabitje.
“Është arrestuar personi i dyshuar për grabitjen në barnatoren në Fidanishte, i cili ishte në arrati prej disa ditësh. I njëjti është arrestuar duke tentuar të kryejë një tjetër vepër penale, të njëjtë me atë të grabitjes së mëparshme. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë”, deklaroi Nikçi.